Modern Slavery

Të shumtë janë ata që mashtrohen apo trafikohen drejt Britanisë me premtimin e një jete më të mirë. Por, kur ata mbërrijnë këtu realiteti shpesh është shumë ndryshe.

A njihni dikë që e detyrojnë të punojë për pak para ose pa pagesë, që e detyrojnë të punojë si prostitutë, që ia kanë marrë pasaportën dhe nuk ka liri, që rrihet ose e abuzojnë dhe nuk mund të flasë për shkak të kërcënimeve për familjen e vet në vendin e origjinës?

Ndihmojeni atë person duke na kontaktuar në mënyrë anonime në organizatën e pavarur bamirëse Crimestoppers. Askush nuk do ta kuptojë që na keni kontaktuar dhe ne do të garantojmë që viktimat e skllavërisë të marrin çdo mbështetje dhe ndihmë që u nevojitet.

Plotësoni formularin tonë në internet këtu në uebsajtin tonë ose na telefononi falas në numrin 0800 555 111 – në çdo moment, çdo ditë të javës.